Me datë 08 shkurt, 2025 në ora 08.00 në vendkalimin kufitar Tabanoc në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë arrestuar T.V.(49) nga Republika e Gjermanisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Opel me targa kombëtare gjermane që drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua:
-një lëndë pluhuri e bardhë, një grimcues, një shishe e mbushur me lëng, pesë thika, një shkop metalik, 10 bombola gaz lotsjellës, një elektroshok, dy radio dhe sende të tjera që dyshohet se janë të një krimi.
Personi është dorëzuar në SPB Kumanovë për procedim të mëtutjeshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet padi përkatëse.