Shumë qytetarë kanë bllokuar rreth rrotullimin përball kopshtit zoologjik në Shkup në shenjë proteste për 22 vjeçaren, e cila u godit për vdekje në rrugën pranë sallës univerzale.
Bllokimi i rrugës u shfrytëzua për të zhvilliar një debat në të cilën u dhanë disa propozime nga ekspert të fushës së sigurisë për sigurinë në kominikacion.
Igor Antov nga Forumi i të rinjve që organizuan këtë protestë tha se qëllimi i kësaj proteste është që të jepen zgjidhje adekuate se si qytetet tona të jenë më të sigurtë.
“Qëllimi i Forumit është që të gjindjen zgjidhje konstruktive se si qytetet tona në të ardhmen por edhe tani të jenë më të sigurtë për jetesë. Duam të besojmë se mund të bëhen reforma sistematike dhe shpresojmë që forumi i sotëm do të ketë kërkesa të qarta të cilat më pastaj do t’ia përçojmë edhe opinionit”, tha Antov.
Një protestë e radhës për Frosinën është paralajmëruar edhe për të dielën e ardhshme që sipas raportimeve dhe njoftimeve do të mbahet në ora 17:00.