Sfida “Paracetamol” në Tik-Tok, mjeku Beqarovski apelon prindërit për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve

Maqedonia

Sfida “Paracetamol” në Tik-Tok, mjeku Beqarovski apelon prindërit për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit e që shpesh këto raste përfundojnë me fatalitet.

Mjeku Niko Beqarovski ka ngritur alarmin edhe për vendin tonë, duke bërë thirrje për më shumë vigjilencë dhe kontrolle të prindërve.

Ai ka paralajmëruar për sfidën e re të rrezikshme në TikTok që ka nis të qarkullojë nga fillimi i vitit.

“Sado që të jetë e çuditshme, helmimet me paracetamol janë helmime më vdekjeprurëse me ilaçe. Madje edhe doza të vogla 1- deri 15 tableta shkakojnë dëmtime të mëlçisë, kurse helmimet me mbi 50 tableta shpeshherë përfundojnë me vdekje edhe gjatë mjekimit intensiv”, shkruan në Facebook mjeku Beqarovski.

Mjeku sqaron se nëse ndodh helmimi, duhet menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.

Siç sqaron mjeku Beqarovski,  edhe në mediat e Zvicrës kjo sfidë ka ngjallur panik.

Në disa kantone në Zvicër, autoritetet shëndetësore të kantoneve Fribourg, Jura dhe Vaud paralajmëruan të enjten popullatën për rreziqet e kësaj praktike. Farmacit janë thirrur të jenë më vigjilente kur u shesin këtë ilaç të rinjve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat