Siguria në komunikacion, Toshkovski: “Safe City” është zgjidhja

Maqedonia

Siguria në komunikacion, Toshkovski: “Safe City” është zgjidhja

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 14:44
Ministri i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se po punohet për zbatimin e zgjidhjeve të reja dhe efikase për përmirësimin e kulturës dhe sigurisë në komunikacion. Sipas tij zgjidhja është sistemi “Safe City”, pasi do të ketë trajtim të drejtë për të gjithë.

Toshkovski tha se për momentin po përballen me probleme që dalin nga praktika gjyqësore dhe nga zbatimi selektiv i ligjeve. Ai tha se numri i kundërvajtjeve është alarmante, dhe se tani Qeveria ka ndarë fonde për realizimin e projektit të “Safe City” në mbarë vendin, duke vendosura kamera në pikat problematike.

“Përsëri do të përballemi me problemin më të madh që e kemi momentalisht në kuadër të implementimit të këtij projekti, dhe këto janë gjykatat.

Sipas kushtetutës, e dimë se duhet të ketë mbrojtje gjyqësore për çdo kundërvajtje që kërkon heqjen e patentës së shoferi ose vendosjen e një gjobe më të madhe dhe këtë nuk mund ta anashkalojmë. Kemi një shifër prej 19 mijë persona që kanë vozitur pa patentë shoferë dhe që asnjëherë nuk e kanë kaluar provimin e patentës vetëm në vitin 2024, dhe këto shifra janë në vazhdimësi kështu”, tha Sinkron: Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat