OBRM-PDUKM: LSDM harxhonte para për të përhapur lajme të rrejshme nëpër rrjetet sociale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM harxhonte para për të përhapur lajme të rrejshme nëpër rrjetet sociale

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj opozitares LSDM, pas akuzave se kryeministri Hristijan Mickoski po harxhon para për reklama në Facebook.

Partia në pushtet thotë se LSDM-ja ka shfrytëzuar shuma milionëshe për të sponsorizuar lajme të rrejshme, derisa shmangte përballen me skandalet korruptive.

“LSDM ka harxhuar 20.000 euro në ditë për reklama nëpër rrjete sociale, për të përhapur lajme të rrejshme, kurse tani akuzojnë për transparencë.

Kjo është përpjekje për mbulimin e keqpërdorimeve të tyre dhe gjithçka që duhet të bëjnë është të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat