Mickoski: Besoj që OBRM-PDUKM do të del fituese edhe në zgjedhjet lokale të tetorit

Maqedonia

Mickoski: Besoj që OBRM-PDUKM do të del fituese edhe në zgjedhjet lokale të tetorit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 15:56
Hristian Mickoski

Unë jam optimist real se OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni e cila do ta kryesojë do të jetë fitues absolut në zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, të këtij viti, thotë kryeministri Hristian Mickoski dhe iu referuar anketave të partisë të mendimit publik sipas të cilave përparësia e tyre është 4:1 në krahasim me partinë e renditur e dyta.

“Pres që fushata të fillojë zyrtarisht pas pak më shumë se shtatë muajsh nga sot, me rrethin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale që të zhvillohen diku në gjysmën e parë të tetorit. Unë jam optimist i vërtetë se koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të jetë ai që do të jetë fitues absolut, në bazë të matjeve që kemi. Tani do të shohim në terren se si do të jetë dhe cili është vullneti i qytetarëve. Por ne kryejmë rregullisht të paktën dy, dhe ndonjëherë edhe tre, matje të opinionit publik çdo muaj përmes disa atributeve që i testojmë përmes politikave të caktuara, për të parë nëse jemi në rrugën e duhur apo jo.

Dhe vlerësoj që deri tani, nga shifrat që kemi, jemi duke u përmirësuar muaj pas muaji. Janari ishte më i mirë se dhjetori, që ishte më i miri. Në anketën e fundit në terren që kam marrë, vlerësimi i OBRM-PDUKM-së si parti politike ishte mbi 30 për qind, ndërsa partia e dytë ishte 6,8 për qind. Kështu që, nëse më herët po flitej për përparësi 3:1, tani është më shumë se 4:1, dhe pres që trendi të rritet deri në një nivel dhe pastaj të stabilizohet sepse do të shterohen kapacitetet, ky është vëllimi i votuesve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas fillimit të rindërtimit të sheshit në Komunën e Aerodromit.

Sa i përket emrave të kandidatëve potencialë për kryetarë komunash, vijon procedura brenda partiake, me çka siç theksoi, do të merret parasysh mendimi i anëtarësisë, si dhe mendimi i qytetarëve, prej të cilit do të bëhet simbiozë pas çka do të dalin me emrat e kandidatëve para organeve të partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat