Sllaveski për tatimin në pronë: Mos mendoni se gjithçka që thotë Musk është e zgjuar

Maqedonia

Sllaveski për tatimin në pronë: Mos mendoni se gjithçka që thotë Musk është e zgjuar

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 08:44
Trajko Sllaveski

Ekonomisti dhe kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski ka dhënë mendimin e tij për taksën në pronë. Sllaveski i kërkon publikut “të mos mendojnë se gjithçka që thotë Elon Musk është e zgjuar”.

Këtë e ka publikuar ai si koment në reagim ndaj postimit të gjyqtarit Vladimir Pançevski në rrjetin social “X”.

“Elon Musk ka një pyetje! SHBA po mendon heqjen e taksës së pronës dhe pagimi i taksës së pronës a do të thotë që shtëpia juaj është de fakto e marrë me qira nga qeveria?!

Zgjedhjet lokale po vijnë,” njoftoi Pançevski, duke shpërndarë një postim në “X” nga pronari i Tesla-s për taksën e pronës, duke theksuar se “qeveria duhet të konsiderojë heqjen e taksës në pronë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat