OBRM-PDUKM: Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për reklama në Facebook

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për reklama në Facebook

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 10:15
OBRM-PDUKM

Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook, 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“LSD, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours, për tenderët e Vasko Kovaçevskit dhe për të gjitha krimet dhe dallaveret që kanë bërë.

LSD, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për të shpërqendruar njerëzit derisa vëllezërit e Zaev dhe Filipçe po ndërtonin bashkë termocentrale fotovoltaike, ndërsa qeveria e Kovaçevskit ia jepte gruas tokë për një termocentral diellor.

LSD, Zaev dhe Kovaçevski, në vend që t’i shërbejnë popullit, shpenzuan 280 mijë euro për gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat