Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet

Maqedonia

Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:26
Stefan Andonovski

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski deklaroi se janë kërcënime hibride porositë përmes postës elektronike që të premten i morën shkollat me paralajmërime për mjete të vendosura shpërthyese, për të cilat u konstatua se janë paraqitje të rrejshme pas kontrolleve nga policia.

“Dallimi nga më parë është që menjëherë, që në mëngjes, u dëgjuam me ministren (e Arsimit), organizuam me ministrin e Punëve të Brendshme në grup pune ad hok i cili i shqyrtoi problemet me të cilat përballet sistemi, zhvilluam disa metodologji të cilat duhet të ndiqen në periudhën e ardhshme për preventivë në afat më të gjatë”, deklaroi Andonovski gjatë vizitës në SHF “Dimitar Makedonski” me rastin e shënimit të Ditës së internetit të sigurt.

Theksoi se MPB, MASH dhe komunat vepruan “në mënyrë shumë adekuate gjatë ditës”, se janë zgjidhur pasojat dhe se tani po punohet edhe në shkaqet “përse po na ndodhë kjo”.

“Sulme hibride do të ketë, sulme ndaj infrastrukturës sonë kibernetike do të vazhdojnë, por është shumë me rëndësi se si institucionet do të prëgjigjen, ndrësa tani prëgjigjen në mënyrë sistematike edhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Qëndrojmë në dispozicion për t’u ndihmuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të gjitha institucioneve të tjera nëse edhe më tej paraqiten probleme të këtilla”, tha Andonovski duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat