MPB Maqedoni njofton se është kryer grabitje në një bastore sportive në Çair, pas çfarë janë dëmtuar aparatet e lojërave të fatit dhe janë marrë para.
Njoftimi:
“Më 09.02.2025 në ora 06.00 në SPB Shkup është denoncuar se me përdorimin e forcës dhe me mjet, kanë hyrë në një bastore sportive në rajonin e Çairit, ku janë dëmtuar disa aparate për lojërat e fatit dhe janë marrë para”.
“Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.