Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot në seancën e Qeverisë do të paraqesin raport për bojkotin e tregjeve për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve, ku do të përcaktohet nëse do të merren masa të mëtejshme për kontrollin e çmimeve.
Bojkotin e qytetarëve e ka përkrahur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se të njëjtat produkte nga prodhuesit e njëjtë në të gjitha vendet përreth nuk mund të jenë më të lira se në vend, por tha se pret që prodhuesit, distributorët dhe shitësit ta tejkalojnë problemin përmes dialogut.
Nga ana tjetër, nga Lidhja i Dhomave të Tregtisë thonë se supermarketet funksionojnë me marzhe minimale dhe se fuqia e çmimeve është e furnitorëve dhe prodhuesve. Duke cituar rezultatet e një analize, LDHT thekson se supermarketet operojnë me një marzh fitimi mesatar prej 0.83 për qind, ndërsa prodhuesit dhe shpërndarësit arrijnë mesatarisht 4.32 për qind.
Analiza, siç theksohet nga Dhoma, tregoi ekstreme në marzhe fitimi. Disa prodhues kanë marzhe fitimi që i kalojnë shumë ato të supermarketeve.
Sipas shembullit të Kroacisë, konsumatorët në vend kanë bojkotuar tetë rrjetet kryesore të supermarketeve për dy të premte radhazi për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Nëse të premten e parë të bojkotit, tregjet kishin 46.59 për qind rënie të qarkullimit në krahasim me të premten normale, të premten e kaluar xhiroja e tyre u ul me 22.12 për qind.