Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Maqedonia

Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 17:46
Ljupço Kocevski

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë iniciativë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit republikan e bën Kuvendi, por Qeveria propozon kandidatin për të cilin Këshilli i Prokurorëve Publik do të japë mendim pozitiv.

Mandati i prokurorit publik zgjat gjashtë vjet.

Ljupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat