Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë

Maqedonia

Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 21:23
Ilustrim

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka marrë vendim për subvencionimin e qytetarëve të grupeve vulnerabël, me mbështetje prej 1.000 denarë në muaj për energji elektrike të konsumuar në periudhë prej 12 muajsh.

Këtë vendim e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.

Deklarta:

“Është miratuar e dhe Programi për mbrojtjen e grupeve vulnerabël të konsumatorëve për vitin 2025, i cili parasheh që personat të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me këtë program do të përfitojnë mbështetje financiare, përkatësisht ulje të faturës mujore për energjinë e konsumuar prej 1.000 denarë për një periudhë 12 mujore”, informoi Miteva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat