Në disa hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës policia ka gjetur:
60 plumba, 10 tapa të detonatorit elektrik, 11 detonatorë stërvitës për granata dore dhe një gjuajtje me top me barut.
Siç informoi sot MPB, rastin dje në polici e ka denoncuar një qytetar. Pastaj kanë intervenuar nëpunës të policisë nga SPB Shkup me Njësinë për Antiterrorizëm dhe Njësinë për Qentë e shërbimit.
Gjërat janë marrë dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.