Kuvendi i shkarkoi drejtorët e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë

Maqedonia

Kuvendi i shkarkoi drejtorët e Agjencisë për administratë dhe Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 20:21
Kuvendi

Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 34-të ka marrë Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi. Është marrë edhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, Rasim Zuferi.

Para votimit të vendimeve paraprinë diskutime të shkurtra.

Talat Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga BDI kërkuan që pika për shkarkimin e Gligorovit dhe Seferit të hiqet nga rendi i ditës. Ata akuzuan se me këtë menyrë shkarkimi, qeveria konfirmon se po partizon administratën.

Sipas Xhaferit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk po e udhëheq seancën konform Rregullores për shkak se lejon që drejtori dhe zëvendësrejtori të cilët janë zgjedhur në dy seanca të ndryshme, në dy periudha kohore, tani të shkrakohen në të njëjtën seancë. "Kjo ndodh për herë të parë”, theksoi Xhaferi, duke i treguar Gashit se po kryen një paradoks.

Kuvendi në seancën e pasdites ka miratuar edhe Vendimin për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike.

Pas shkarkimit të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për administratë, kryetari i Kuvendit Gashi e ndërpreu seancën dhe tha se vazhdimi i saj do të caktohet shtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat