Peshev: Jam skeptik për rritje të BPV-së prej 3.7%, pritjet reale janë 2.7%

Maqedonia

Peshev: Jam skeptik për rritje të BPV-së prej 3.7%, pritjet reale janë 2.7%

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 09:23
Antoni Peshev

Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike, tha se pritjet reale për rritjen e BPV-së në Maqedoni janë 2.7%.

“Sinqerisht, do të doja që të ishte 3.7%. Pritshmëritë e analistëve realë janë 2.7. Dhe 2.7% është e mrekullueshme, kur kemi Gjermaninë, e cila është në recesion. 3.7% është diçka që ne duam të shohim dhe është një tregues i fortë se shteti po rregullon burimet e tij. Unë jam pak skeptik, por në dashtë Zoti do të jetë kështu”, tha Peshev në emisionin “Biznes 21” në “TV21”.

Ai tha se vendi ndoshta po përballet me një krizë tjetër energjitike, një nga të shumtat që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Unë mendoj se ne po përballemi me një krizë tjetër energjitike. Sipas informacioneve të fundit, rritja e çmimit të gazit natyror do të jetë 13-14% dhe kjo do të sjellë rritje të çmimit të naftës dhe rritje të çmimit të burimeve të energjisë, që do të nënkuptonte një tjetër krizë. Shpresoj se kjo do të jetë vetëm një masë e përkohshme”, tha Peshev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat