Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch.

Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal.

Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës.

Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Prishtina dhe ka pasur dokumente të reja, pasi e ka ndërruar emrin në Maqedoni. Por autoritetet kufitare zvicerane arritën ta identifikonin atë si person në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat