MPB Maqedoni njofton se gjatë aktiviteteve të djeshme (13.02) të zyrtarëve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të komunikacionit në rrugët në mbarë vendin, janë lëshuar 809 urdhërpagesa, ndërsa janë mbledhur 486 urdhërpagesa për kundërvajtje.
“Rastet më të shumta janë ende rastet e parkimit të paligjshëm (264), dhe shkeljet për shkak të shpejtësisë (232). Në gjashtë raste janë konstatuar vozitës në gjendje të dehur, 11 vozitës kanë kaluar në semafor të kuq dhe 18 këmbësorë kanë marrë kallëzime kundërvajtëse”.
“Gjithashtu janë shqiptuar 46 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurimit, 23 për bisedë të paligjshme në celular gjatë drejtimit të automjetit dhe në 56 raste drejtuesit e mjeteve janë konstatuar se drejtojnë mjete pa leje drejtimi”.
Ndryshe, nga MPB thonë se pritet që përfundimi i aktiviteteve në të cilat Ministria ka punuar në muajt e fundit – ndryshimet ligjore që duhet të mundësojnë funksionimin operativ të projektit, gjegjësisht sistemin për regjistrimin automatik të kundërvajtjeve në komunikacion.