ASK: Vendoset testimi i poligrafit, kapitull i ri në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare

Maqedonia

ASK: Vendoset testimi i poligrafit, kapitull i ri në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) informon publikun se ka nisur të zbatojë testimin e poligrafit. Nga ASK thonë se testimi i poligrafit do të zbatohet si hap i detyrueshëm në procesin e përzgjedhjes së personave për punësim, në procedurat për verifikimin e integritetit profesional të punonjësve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat është kompetente Agjencia, si dhe në të gjitha rastet e tjera në përputhje me Ligjin për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë.

“Obligimi ligjor për aplikimin e testimit poligraf ishte paraparë me themelimin e Agjencisë në vitin 2019, por për shkak të moszbatimit të saj në pesë vitet e mëparshme, nuk kanë munguar reagimet negative dhe kritikat nga publiku profesional”.

“Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare premtoi në deklaratat publike se sigurisht po vjen një periudhë përmbushjeje e detyrimit ligjor të pazbatuar, me synimin për arritjen e standardeve më të larta të integritetit, besimit dhe profesionalizmit në punë.”

“Me vendosjen e testimit poligraf në Agjenci, premtimi i dhënë njëkohësisht realizohet dhe obligimi i paraparë ligjor përmbushet plotësisht. Agjencia e Sigurisë Kombëtare trajton informacione të nivelit më të lartë të konfidencialitetit. Zbatimi i poligrafit është një metodë vlerësimi që do të mundësojë përzgjedhjen e personelit që plotëson kriteret më të larta etike dhe profesionale të punës, verifikimin e përshtatshmërisë së sigurisë së punonjësve dhe minimizimin e rreziqeve të aktiviteteve të mundshme komprometuese që do të rrezikonin interesat e sigurisë”, thonë nga ASK.

Gjithashtu shtojnë se duke zbatuar testimin e poligrafit, do të bëhet hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit, përmirësimit të praktikave dhe standardeve të sigurisë dhe krijimit të një mjedisi në të cilin integriteti dhe profesionalizmi do të jenë parimet bazë të operacioneve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat