Drejtori i Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski, bëri të ditur se tash e tutje, barna “Clexane” do të jetë me recetë në barnatore.
“Prioriteti ynë i parë është kalimi te antikoagulantët, veçanërisht “Clexane”, i cili tashmë është në listën e spitaleve. Në vend që të presin për një rimbursim, pacientët do të mund të marrin direkt recetën e tyre. Ne presim që ky ndryshim të bëhet realitet pasi të fillojë punën Komisioni dhe të harmonizohen rregulloret”, tha Klekovski.
Ai shtoi se ilaçet në listën pozitive duhet të jenë me çmim më të ulët, në mënyrë që subvencionet të kenë efekt real.
“Lista pozitive është një formë e subvencionimit për ilaçe të caktuara. Ne besojmë se kur shteti i subvencionon tashmë, ne duhet të kemi të drejtë të negociojmë çmimin e tyre, dhe jo të pranojmë automatikisht çmimin e shitjes me shumicë. Kemi vërejtur se me rritjen e mëparshme të listës pozitive, të gjithë prodhuesit i kanë shfrytëzuar çmimet maksimale të lejuara”, tha Klekovski në një konferencë për media.
Ai njoftoi se të dënuarit që aktualisht vuajnë dënimin me burg do të kenë të drejtën e sigurimit shëndetësor.