Gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me diell dhe me reshje lokale të shiut, gjatë mëngjesit me mjegull.
Nesër, siç informon DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 5 deri në 13 gradë Celsius.
Në fillim të javës së punës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme, në male borë, ndërsa në viset më të ulëta shi që do të kalojë në borë.
Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior.