BDI nis strategjinë e vetingut, Ademi: Për çdo parregullësi do të ketë masa rigoroze

Maqedonia

BDI nis strategjinë e vetingut, Ademi: Për çdo parregullësi do të ketë masa rigoroze

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 19:45
Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar me strategjinë për reformë gjithëpërfshirëse brenda strukturës së partisë.

Deputetët e kësaj partie kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit. Ky kod përputhet me atë të Kodin e Praktikës së Mirë në Fushën e Partive Politike, të miratuar nga Rezoluta e Komisionit të Venecias dhe e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Atë do ta nënshkruajnë edhe anëtarët tjerë të partisë, me kriteret e të cilit do të hetohen të gjithë. Nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të ketë masa rigoroze.

Ademi tha se procesi do të jetë transparent, ndërkaq thekson se janë konsultuar dhe po konsultohen me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas për të njëjtin.

Hapin e parë drejt reformave partiake, BDI e bëri në Strugë kur emëroi u.d. kryetar dege Faton Pollozhanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat