Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka njoftuar se së shpejti pritet të hapet çerdhja në Haraçinë pasi siç bëri të ditur ai ditën e enjte kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025.
Ai tha se momentalisht po realizohen procedeurat e nevojshme për fillimin e punës së çerdhes.
“Informacionet e fundit janë se dje më saktë ditë e enjte na kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025 dhe menjëherë I kemi marë të gjitha masat e nevojshme që sa më shpejtë të gjithë ato aplikantë që aplikuan për bvende pune të arrijmë t’i sisteojmë dhe të vazhdojmë një ditë e më pare të hapim çerdhen, çerdhe shumë e nevojshme, shumë e rëndësishme marë parasysh se fëmijët tanë nuk e kanë edne këtë të drejtë ta shfrytëzojnë”, tha Ibrahimi.
Për datën e saktë të hapjes së çerdhes, Ibrahimi tha se nuk mund të flasin sepse siç theksoi ai duhet realizuar me kujdes të gjitha procedurat administrave.
“Presim që sa më shpejtë që të jetë e mundur të hapet çerdhja, sepse është shumë e nevojshme për fëmijët e komunës sonë”, u shpreh Ibrahimi.