Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njoftojnë nga LAMM.
Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra në qafën malore “Gjavato”.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Regjimi i përkohshëm i trafikut:
Për shkak të ndërtimit të korridorit rrugor 10D, pjesa Prilep-Manastir, është zbatuar një devijim për të gjitha llojet e trafikut nga nyja e Topolçanit përgjatë RP 1101 deri në deponinë “Alinci”. Regjimi rrugor ka filluar më 8 tetor 2024 dhe do të zgjasë për një vit.