Një shtetas i Maqedonisë është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Shqipëri në afërsi të vendkalimit Qafthanë, pak pas mesnate.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prenjas-Librazhd, në afërsi të vendit të quajtur Pishkas, rreth orës 00:10, kur janë përplasur një makinë e udhëtarëve “Mercedes” dhe një kamion me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë”, informojnë nga policia rrugore.
Si pasojë e aksidentit e ka humbur jetën bashkëudhëtarja, ndërsa ka mbetur i lënduar rëndë Z.S (34), i cili drejtonte makinën.
I lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit, e më pas në spitalin rajonal të Elbasanit.
Shkak i aksidentit me shumë gjasa kanë qenë lëvizja e makinave me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.