Delegacioni nga RMV, pjesëmarrës në samitin global për marrëveshjen potenciale Ukrainë-Rusi

Maqedonia

Delegacioni nga RMV, pjesëmarrës në samitin global për marrëveshjen potenciale Ukrainë-Rusi

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 17:27
Foto nga takimi

60 liderë të botës janë pjesëmarrës në konferencën Globale në Mynih, me sfidën kryesore se si të vendosen konturat e marrëveshjes potenciale të paqës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në mesin e liderëve të botës, në këtë konferencë gjendet edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i cili ka shpërndarë një video-material nga prezenca në këtë Konferencë.

Ai është takuar e Kristof Hojzgen – Kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Siç shkruan Mickoski, është biseduar për çështjet e sigurisë në Evropë, zhvillimin e rajonit por edhe për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe pengesat në këtë rrugë.

Në këtë temë është biseduar edhe gjatë takimit me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ndryshe, krahas Kryeministrit Mickoski pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut janë edhe Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, Ministri i jashtëm, Timço Mucunski, ai i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat