Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura do të lëviz nga -1 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mot me diell dhe me erë të dobët nga veriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat