Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Munihu potencoi se duhet mbështetje më e madhe nga Brukseli për të vazhduar rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut.
Mickoski tha se Bullgaria po krijon problem artificial duke cënuar vlerat e identitetit maqedonas.
“I dëgjova zërat në Munih, për implikime në punët e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin, kur ndryshuam valutën dhe emrin kushtetues, çfarë ishte kjo? Pse atëherë askush nuk fliste? Madje edhe tash sërish përballemi me kërkesa për ta ndryshuar kushtetutën për t`u bërë pjesë e BE-së. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të zbatojmë vlera evropiane, por ajo që ndodh kohëve të fundit është krejtësisht ndryshe”, tha Mickoski.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka bërë disa lëshime për shkak të synimit drejt BE-së, mirëpo ende vazhdon që situata të mbetet kërkuese nga BE dhe Bullgaria.
Kujtojmë se edhe presidenti bullgar Rumen Radev tha se Bullgaria nuk do të vendos kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut, mirëpo si shtet nuk do të pranojnë që të ndryshohet asnjë marrëveshje e arritur mes dy vendeve.