Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat partiake t`i kthehen Ziadin Selës.
“Jo, ne vazhdojmë, tani shkon në Apel, vazhdon, partia funksionon komplet dhe 80% të anëtarësisë dhe më shumë se 80% janë në ASH. Megjithatë, shpesh them se është irelevante se kush si do të quhet. Unë jam momentalisht, nesër do të jetë dikush tjetër, dje ishte Ziadin Sela. Me rëndësi është se kush i ka anëtarët e jo kush si do të quhet. Deri në zgjedhjet lokale me siguri se VLEN nuk do të bëhet një parti, kurse pas zgjedhjeve mund të ndodh bashkimi eventual i katër partive”, tha Taravari.
Taravari, nuk beson se pas vendimit të Gjykatës, krahu i Selës mund të bëhet pjesë e Qeverisë.
Taravari tha se ASH-Sela është më e afërt me BDI-në.