Sulmohet një shef policie në Kavadar, paraburgim për dy persona

Maqedonia

Sulmohet një shef policie në Kavadar, paraburgim për dy persona

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Prokuroria themelore publike Kavadar ka ngritur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj personait zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se dy bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë krim, më 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, në një diskotekë në Kavadar kanë sulmuar një zyrtar – shef të policisë, i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe po vepronte për zbulimin e autorëve të trafikut joligjor të drogës.

“Kur në diskotekë e kanë vërejtur shefin, të cilit më herët i kishin dërguar mesazhe kërcënuese përmes personave të tjerë, të dyshuarit e moshës 31 dhe 33 vjeçarë, kanë filluar ta shtyjnë dhe ta godasin me grusht në kokë dhe trup, me ç’rast ia kanë grisur rrobat dhe i kanë shkaktuar lëndime të shumta – mavijosje dhe prerje”, sqarohet në kumtesë.

Prokurori publik deri te gjyqtari në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore në Kavadar i ka parashtruar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe gjykata u caktoi atyre tetë ditë paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat