DPHM: Nga nesër do të ketë reshje të shiut dhe borës

Maqedonia

DPHM: Nga nesër do të ketë reshje të shiut dhe borës

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Të reshura të kohëpakohshme të shiut, ndërsa në male borë e dobët, do të ketë ketë nesër që nga mëngjesi, posaçërisht në veri dhe lindje të vendit, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura të përkohshme, në male dhe në disa vende më të larta të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut, të cilat kohëpaskohe do të jenë të borës. Borë e dobët do të ketë edhe gjatë natës në rajonet malore.

“Do të fryjë erë mesatare, që nga mëngjesi, përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat e ditës do të jenë prej 3 deri 5 gradë më të ulëta”, kumtoi DPHM.

Në Shkup moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për të reshura të përkohshme, në vendet më të larta me kushte për borë dhe erë të dobët deri mesatare veriore, e cila do të përforcohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat