Në Shkup sërish u protestua për Frosinën

Maqedonia

Në Shkup sërish u protestua për Frosinën

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 18:18
Në Shkup u protestua për Frosinën

Në Shkup u protestua edhe sot për vdekjen tragjike të 22-vjecares, Frosina Kulakova.

Me moton “Ne jemi zëri i Frosinës” dhe “Para të ndyta – pasoja vdekjeprurëse” qytetarët kërkuan përgjegjësi për vdekjen e Frosinës e cila u godit nga një makinë në Shkup.

Marshi i protestës nisi nga vendi i aksidentit tragjik, vazhdoi para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit për të përfunduar para ndërtesës së Gjykatës së Apelit."

Në krye të marshit ishte familja e Frosinës, kurse në radhët e para ishin edhe prindërit e viktimave nëpër aksidente tragjike që kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre.

Në mesin e protestuesve u vërejtën njerëz me parulla që kërkonin drejtësi edhe për viktimat e aksidentit tragjik në Llaskarcë të Shkupit.

Në Bulevardin e njëjtë ku Frosina humbi jetën, viteve të kaluara janë goditur për vdekje së paku dhe tre vajza të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat