“Për vetëm 8 muaj jemi dëshmitarë të përkeqësimit dramatik të situatës ekonomike në vend dhe rënies së standardit jetësor”, thonë nga opozitarja LSDM.
Ata përmendin rritjen e çmimeve për ushqimin, faturat e larta për rrymën elektrike dhe mungesën e rritjes së pagave.
Socialdemokratët gjithashtu paralajmërojnë edhe për rënien e prodhimit industrial dhe largimin e investitorëve të huaj nga vendi.
Për këtë shkak, LSDM-ja propozon 7 masa që sipas tyre do të kenë efekt të fuqishëm edhe të shpejtë në standardin e Qytetarëve.
“1.Uljen e TVSH-së për rrymën elektrike nga 18% në 5% me çka llogaritë për rrymën do të ulen për 13%. Për llogari prej 3.000 denarë, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë.
2.Heqjen e TVSH-së për produktet themelore të ushqimit me çka qytetarët do të kursejnë 2.000 denarë në muaj ose 12.000 denarë në vit.
3. Ngrirjen e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit për tre muajt e ardhshëm.
4.Fiksimin e marzheve për produktet themelore të ushqimit.
5.Zbatimin urgjent të Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare me çka çmimet do të ulen deri në 30%.
6.Uljen e çmimit të “kartonit të gjelbër” për veturat.
7.Rritjen e pagave në sektorin privat me ngrirjen e kontributeve. Kjo masë do të përfshijë 350.000 qytetarë, me rritje mujore nga 3.000 deri në 15.000 denarë”, tha Kaja Shukova, LSDM.