Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, në viset malore me reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 9 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kushte për reshje të shiut, ndërsa në viset më të larta reshje të dobëta të dëborës dhe erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8 gradë celsiusë.