Çmimet e larta, këtë javë do të dihet nëse Qeveria do ta pranojë propozimin e Odës së Tregtarëve

Maqedonia

Çmimet e larta, këtë javë do të dihet nëse Qeveria do ta pranojë propozimin e Odës së Tregtarëve

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Punës këtë javë pritet të deklarohet për propozimin e dhënë nga ana e Odës së re të Tregtarëve për lirimin e 100 deri 200 produkteve ushqimore, mjete për higjienë dhe ushqim të fëmijëve pasi premten ishte realizuar takim në Ministri.

Siç deklaroi të premten, Danica Bllazhevska nga marketet Reptil, përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan që të ketë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve. Vlerësojnë se është më mirë që bashkë me prodhuesit dhe furnizuesit të bëjnë ulje reale të çmimeve të 100 deri 200 produkteve të cilat janë më të nevojshme për jetën e përditshme që do të jetë e dukshme për qytetarët.

Propozimi i tillë i Odës së Tregtarëve vjen pasi Qeveria e detyroi Ministrinë e Ekonomisë të përgatisë Propozim-vendim për kufizimin e marzhave në 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë pas çka nga Oda kërkuan takim urgjent me Qeverinë duke thënë se nëse realizohet vendimi, do të jenë të detyruar të lëshojnë të punësuar dhe t’i mbyllin marketet.

Propozim-vendimi i Qeverisë vijoi pas dy bojkoteve të qytetarëve për blerje në markete për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Vendimi i tillë bazohej në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit te tregtarët me pakicë ishte konfirmuar se ka mbi 20 për qind marzhë të produkteve ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhë te mjetet për higjienë personale, përderisa te importuesit dhe distributorët janë evidentuar marzha më të larta të cilat shkojnë madje edhe deri 50 për qind.

Me Propozim-vendimin duhej të përfshihen produktet ushqimore bazë të 73 grupeve të njëjta të produkteve të cilat ishin në shportat e mëparshme, por edhe detergjenteve, ushqimit të fëmijëve dhe produkte të tjera ushqimore te të cilat është vërejtur marzhë shumë e lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave themelore të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat