Bora shkakton probleme në Shkup, tre aksidente brenda disa minutave

Maqedonia

Bora shkakton probleme në Shkup, tre aksidente brenda disa minutave

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Reshjet e borës që prej mëngjesit të sotëm ka rënë në Shkup, kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion.

Zona më kritike është zona e Autokomandës, ku siç raportohet, brenda pak minutash kanë ndodhur tre aksidente trafiku. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se brenda disa minutave janë përplasur disa automjete.

Për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar apo për shkallën e dëmeve materiale.

Pritet që më vonë MPB të jep më shumë detaje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat