MPB Maqedoni njofton se dje (16.02.2025), rreth orës 16:30 në rrugën Bogdanci – Fsh. Furkë, Dojran, nga ana e punonjësve policorë të Njësisë së Masave Kompensuese pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit, është kryer kontrolli i një kamioni “IVECO” me targa të Strumicës, i drejtuar nga shtetasi B.G.
“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mallra të brenduar për të cilat nuk posedonte dokumentacion të rregullt”.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 285 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.