NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Maqedonia

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Uji në Shkup është i sigurt për pije.

Këtë e tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi.

“Sektori i kontrollit sanitar, në periudhën prej 10 deri më 14 shkurt 2025, ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në qytetin e Shkupit”.

“Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat