Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli Vendim me të cilin bëhet rritja e derivateve të naftës me pakicë mesatarisht për 0,33 % në krahasim me Vendimin e datës 10.02.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) rritet për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU ulet për 0,802 den/kg dhe tani arrin në 47,209 den/kg.
Nga 18.02.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivative të naftës do të jenë:
Benzinë motori ЕUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori ЕUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë motori ЕURODIZEL BS (D-Е V) 74,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,209 (denarë/kilogram).