Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë një stemë të re moderne

Maqedonia

Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë një stemë të re moderne

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 17:56
Milloshoski: Maqedonia duhet të ketë një stemë të re moderne

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski thotë se Maqedonia duhet të ketë një stemë moderne shtetërore dhe me simbolikën e saj të jetë pjesë e bashkësisë evropiane të shteteve, e jo në shoqërinë e Bjellorusisë, Taxhikistanit dhe Angolës.

Ai thotë se këto janë vendet e rralla në botë që kanë simbolikën sovjetike në stemat e tyre shtetërore.

Besoj se Maqedonia ka edhe një trashëgimi të mirë historike, e cila mund të lidh KAÇKM, periudhën e Ilindenit dhe periudhat e mëparshme të shtetit tonë të përbashkët dhe se kjo do të mund të reflektohej në një stemë moderne shtetërore që do të ishte më mirë dhe do të reflektonte në mënyrë më cilësore përcaktimet e Maqedonisë dhe në atë simbolikë të ishte pjesë e bashkësisë evropiane të shteteve”, tha Milloshoski.

Por, kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, nuk sheh arsye për ndryshimin e stemës shtetërore.

Ai shton se si parti nuk janë konsultuar për mendimin e tyre për këtë temë, të cilën e kanë ngritur OBRM-PDUKM dhe VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat