Vetëm shtatë ditë pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Krstevska Caleva.
Më 10 shkurt, me propozim të prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi.
Zgjedhja e Krstevska-Calevës u shoqërua me komente të ndryshme.
Qeveria pretendon se zgjedhja e saj është e paligjshme.
Ajo nuk i përballoi dot kritikat dhe dha dorëheqjen.
Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për mobbing ndaj kolegëve të tij.
Hajrullahi në deklaratat publike pohon se është viktimë e presionit.
Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi, Jove Cvetanovski.