Mucunski: Metodat e reja amerikane janë jokonvencionale për disa, por diplomacia konvencionale, deri më tani ka sjellë më shumë luftëra

Maqedonia

Mucunski: Metodat e reja amerikane janë jokonvencionale për disa, por diplomacia konvencionale, deri më tani ka sjellë më shumë luftëra

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:03
Mucunski

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Australi, dha dy intervista për transmetuesin më të madh publik australian, SBS, në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Ministri Mucunski në intervistat ka folur për prioritetet e Qeverisë së re të Maqedonisë në politikën e jashtme.

Për sa i përket politikës së jashtme, do të thoja se kemi tre konstante kyçe. Së pari, ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Së dyti, ne jemi një vend që aspiron të bëhet anëtar i plotë i BE-së dhe jemi në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Dhe së treti, ne jemi një nga vendet e pakta që kemi një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara. Dhe mendoj se në të tria pozitat kyçe nuk ka asnjë devijim nga qëndrimet e Australisë”, tha ministri Mucunski.

Ai po ashtu theksoi se si ministri me kompetenca të zgjeruara është e një rëndësie të veçantë rritja e vëllimit të tregtisë së jashtme, intensifikimi i bashkëpunimit bilateral, ekonomik dhe politik me qendrat kryesore politike, si dhe forcimi i marrëdhënieve me diasporën maqedonase në mbarë botën.

Ministri Mucunski foli edhe për administratën e re amerikane dhe sfidat aktuale gjeopolitike.

Disa mund t’i konsiderojnë metodat e administratës së re amerikane jokonvencionale, por ne duhet të pyesim veten çfarë na ka sjellë deri tani diplomacia konvencionale?” Na ka sjellë më shumë luftëra dhe më shumë konflikte. Ne kemi parë, veçanërisht ditët e fundit, një angazhim efektiv të Presidentit Trump dhe administratës së tij, si dhe pritjen pozitive të këtij angazhimi nga Presidenti Zelensky”, tha ministri Mucunski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat