Digjet një objekt në Kumanovë

Maqedonia

Digjet një objekt në Kumanovë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Tre automjet zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës kanë shuar mbrëmë zjarrin në bodrumin e një shtëpie familjare në qendër të Kumanovës, njoftoi sot qendra rajonale për menaxhimin e krizave. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 23:00 dhe është fikur në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm.

“Është përfshi nga zjarri një bodrum pjesë e një objekti në rrugën “Pero Çiço”.

Është bërë dëm material, arsyet e zjarrit ende nuk dihen”, thonë nga QRMK.

Dhe sot një ekip zjarrfikës ka ndërhyrë për mungesë të ujit. Sipas informacioneve të Ujësjellës Kanalizimeve Kumanovë, zjarri ka përfshirë edhe tubacionet plastike të ujit, të cilat kanë shkaktuar rrjedhje shtesë të ujit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat