Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat kudo do të jenë në minus, ndërsa në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë.
Nesër do fryjë erë e fuqishme veriore, përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Mëngjesi do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla mesatare.
Në Shkup mëngjesi do të jetë kryesisht vranët, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave përkohësisht erë e fuqishme veriore.
Nga e enjtja temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet -3 dhe – 13, ndërsa ato të ditës prej -1 deri 9 gradë.