Në shënimin e 80 vjetorit të themelimit të Gazetës Zyrtare në Maqedoninë e Veriut, asnjë shkronjë në gjuhën shqipe.
As në materialin e shtypur që iu shpërnda të pranishmëve. As në video materialin që u prezantua në sallë në asnjërin prej fjalimeve, nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, edhe pse Gazeta Zyrtare që nga viti 2002, përveç në gjuhën maqedonase funksionon edhe në gjuhën shqipe.
“Botimi ‘Gazeta Zyrtare e Maqedonisë së Veriut’ shtypet dhe publikohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhë tjetër zyrtare që e flasin së paku 20 % e qytetarëve e që i përkasin bashkësive”, thonë nga Gazeta Zyrtare.
Në këtë institucion, sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 56 të punësuar, 38 janë maqedonas, 13 shqiptarë dhe nga 1 të bashkësitë e tjera etnike.
Përkthyer në përqindje, 68 për qind e të punësuarve janë maqedonas dhe 23,2 shqiptarë. Në pozita udhëheqëse, ka vetëm 1 shqiptarë, duke e bërë që raporti maqedonas shqiptarë të jetë 8 me 1.
Kompetentët për festën e shënimit të përvjetorit të 80, nuk kishin paraparë dhe nuk dhanë deklarata për mediat. Gjatë fjalimit të tij përmes foltores, drejtori i këtij institucioni vendosi në fokus transformimin dixhital.
“Para nesh qëndrojnë sfida në teknologjitë moderne, inteligjenca artificiale dhe e ashtuquajtura teknologjia blokchain teknologji, që do të sigurojnë automatizim, siguri dhe efikasitet më të madh të proceseve”, tha Vlladimir Kronevski, drejtor i Gazetës Zyrtare.