Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër XH.R. nga Manastiri i punësuar në Sektorin për punë të përbashkëta në kuadër të SPB Manastir, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikimi i sigurisë”.
“Më datë 05.01.2025 rreth orës 02.30 në një lokal nate në Manastir, i akuzuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar një person dhe gjatë intervenimit të personelit të sigurimit është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre.
Pasi është larguar nga objekti, gjithashtu ka vazhduar me sjelljen agresive.
Njësiti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale do të propozojë për ngritjen e procedurës për përgjegjësi disiplinore dhe do të paraqes masa kundër personit për suspendim të personit nga puna deri në mbarimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftim.