Qeveria kërkon që Ministria e Drejtësisë të dorëzojë propozim për shkarkimin e Kocevskit

Maqedonia

Qeveria kërkon që Ministria e Drejtësisë të dorëzojë propozim për shkarkimin e Kocevskit

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se e ka shqyrtuar mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e kryeprokurorit dhe se e kanë obliguar ministrinë që të dorëzojë propozim për shkarkimin e Ljupço Kocevskit, të cilin Qeveria do t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve, nga i cili sipas dispozitave ligjore, duhet të merret mendim.

Nga Qeveria thonë se përveç përgjegjësisë ligjore, kryeprokurori i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet edhe përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojë. Në mendimin për shkarkim janë cekur dy momente kryesore.

“Nën një, dëmtimi i imazhit të institucionit që drejtohet nga prokurori publik, sepse ruajtja e imazhit të institucionit është detyrë që buron nga Ligji për Prokurorinë Publike, konkretisht neni 4, paragrafi 1″.

“Më pas, i gjithë opinioni në periudhën e kaluar ka qenë dëshmitar i një sërë skandalesh, funksionaliteti i dëmtuar i Prokurorisë Publike, veprime të kundërligjshme dhe korrupsion, joefikasitet dhe shkelje e parimeve dhe pavarësisë në kryerjen e funksioneve të prokurorëve”, thonë nga Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat