MPB Maqedoni njofton se sot ka regjistruar një rast, në të cilin dy pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut janë përleshur në mes vete.
Njoftimi:
“Në SPB Shkup është raportuar se rreth orës nëntë në deponinë e mbeturinave ushtarake në zonën e Gjorçe Petrovit, pas një keqkuptimi të ndërsjellë dhe padurimi paraprak, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet ushtarëve J.J (43) nga Kondova e rajonit të Shkupit dhe S.S. (41) nga rajoni i Matkës”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, njofton MPB.