SPB Tetovë njofton se dje (18.02.2025) në ora 21:30, në kryqëzimin për fshatin Tumçevishtë të Gostivarit, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria katër persona, të cilët janë kapur gjatë shit-blerjes së lëndëve narkotike.
“Bëhet fjalë për personin E.R.(20) nga fshati Toplicë e Gostivarit, E.S. (33) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, R.S.(34) nga fshati Inxhikovë e Shkupit dhe V.A.(26) nga fshati Grçec i Shkupit”.
“Ata janë kapur gjatë shit-blerjes së drogës dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe u konfiskuan marijuanë, kokainë dhe para të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.