VLEN: M-NAV është shembulli më i qartë se si BDI i ka “mbrojtur” shqiptarët

Maqedonia

VLEN: M-NAV është shembulli më i qartë se si BDI i ka “mbrojtur” shqiptarët

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 11:36
VLEN

VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po përdor temat etnike për të mbrojtur krimet dhe nepotizmin e tyre.

“BDI-ja e listave të zeza nuk ka lidhje me interesat e shqiptarëve, i përdor ata si mburojë për të fshehur krimin dhe nepotizmin e vet! Piskamat për “deshqiptarizim” e “spastrime etnike” janë vetëm tymnajë për të mbuluar panikun nga humbja e privilegjeve dhe frikën nga drejtësia.

Po të kishin menduar ndonjëherë për shqiptarët, do t’u kishin zgjidhur hallet për 20 vjet. Por çfarë bënë? Krijuan pashallëk për familjarët e tyre, rehatuan kunata e nipa në “kullotat e pushtetit” dhe shqiptarët i lanë pa punë, duke i detyruar të ikin nga vendi!

M-NAV është vetëm një shembull i turpshëm i kësaj piramide familjare të BDI-së, një bastion ku vetëm mbiemri i duhur të jep vend pune me rrogë të majme”, thonë nga VLEN.

VLEN, shtojnë nga atje, do ta çmontojë këtë sistem të kalbur dhe do të sjellë drejtësi për të gjithë shqiptarët!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat